Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), përmes një reagimi në faqen e saj zyrtare ka kritikuar ashpër liderët shtetëror për, siç thuhet në reagim, deklarata që mbjellin frikë e pasiguri tek qytetarët.
Në reagimin e AAK-së thuhet se temat për luftën, për dimrin e vështirë energjetik e për vjeshtën e rëndë shëndetësore, nuk duhet të ekzistojnë ne fjalorin e kryeministrit dhe të ministrave. “Temat për luftën, për dimrin e vështirë energjetik, për vjeshtën e rëndë shëndetësore, nuk duhet të ekzistojnë në fjalorin e kryeministrit dhe ndonjërit ministër të kabinetit qeveritar. Këta të fundit janë me ofru zgjidhje për secilën temë”, thuhet në reagimin e AAK-së.
Reagimi i plotë i AAK-së:
Liderët shtetëror e kanë për detyrë me punu për qytetarët dhe për shtetin e Kosovës. Ata nuk duhet të mbjellin frikë, traumë e pasiguri te populli, sepse kjo nuk është ajo që kërkohet nga ta.
Temat për luftën, për dimrin e vështirë energjetik, për vjeshtën e rëndë shëndetësore, nuk duhet të ekzistojnë në fjalorin e kryeministrit dhe ndonjërit ministër të kabinetit qeveritar. Këta të fundit janë me ofru zgjidhje për secilën temë.Kujtojmë se mekanizma të rëndësishëm ndërkombëtar të sigurisë në botë ishin skeptike sa i përket formimit të Ushtrisë së Kosovës, por kryeministri Haradinaj në vend që të fliste për rreziqet, iu përvesh punës për krijimin e ushtrisë, pa zhurmë e gjithnjë në koordinim me ShBA-të.
Sot Kosova ka ushtrinë falë punës dhe seriozitetit të kryeministrit Haradinaj.Pra, institucionet e Kosovës, liderët shtetëror duhet të prodhojnë zgjidhje për tema të rëndësishme, jo të anëkohen, jo të bëjnë përpjekje me shpërqëndru vëmendjen prej disa temave në disa tjera.
Ushtria e Kosovës bashkë me NATO-n, janë garantuese të paqes në Kosovë dhe në rajon. Sa më shumë që po forcohet dhe bëhet më profesionale FSK, aq më shumë rriten shanset të kemi një paqe më të qëndrueshme. /arbresh.info/
Pse na shtohet dëshira për ushqim gjatë dimrit?
Liverpooli ka një zëvendësues të gatshëm për Salahun –...
I akuzuari për vrasjen e Charlie Kirk paraqitet për herë të ...
Habit sondazhi i Politico: Trump, njeriu më i fuqishëm në Ev...
Katër të arrestuar në Vlorë për pengmarrjen e një kosovari, ...
Android tani ka mundësinë e ndarjes së video live me shërbim...