Është bërë e ditur se i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, sot do ta vizitojnë Prishtinën dhe Beogradin.
Escobar do të takohet me presidenten, Vjosa Osmani në ora 16:30.
Poashtu, Escobar do të zhvillojë takime edhe me liderët e opozitë.
Vizita e tyre vjen pas rritjes së tensioneve mes Kosovës e Serbisë për shkak të reciprocitetit me dokumente e targat e makinave që duhet të konvertohen nga ato që i lëshon Beogradi KM,PR e të tjera te ato që jepen nga institucionet kosovare RKS.
Më 18 gusht kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, biseduan për orë të tëra në Bruksel me ndërmjetësim të BE-së por një marrëveshje nuk u arrit. /arbresh.info/
Trump: S’ka marrëveshje me Iranin derisa të rihapet ngushtic...
NASA rikthehet në Hënë, niset misioni historik Artemis II
Irani godet Izraelin me raketa balistike, alarm në mbarë ven...
Kuvendi i Kosovës mban sot seancë plenare
Reshje të dendura dhe erëra të fuqishme të enjten në Kosovë
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...