Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka vizituar Ukrainën.
Ai është pritur në takim nga homologu i tij ukrainas, Volodymyr Zelensky.
“Vizita e Presidentit të Turqisë në Ukrainë është një mesazh i fuqishëm mbështetjeje nga një vend kaq i fuqishëm. Gjatë takimit në Lviv, diskutuam me Recep Tayyip Erdoğanin mundësinë e përmirësimit të iniciativës së grurit, situatën rreth termocentralit Zaporizhzhia dhe shantazhin bërthamor të pushtuesve, vjedhjen në shkallë të gjerë të grurit nga Rusia në territorin e pushtuar përkohësisht të Ukrainës. U trajtuan edhe çështje të bashkëpunimit për mbrojtje. Jam i sigurt se zgjerimi i mëtejshëm i bashkëpunimit ndërmjet Ukrainës dhe Turqisë do të forcojë të dyja palët” shkroi Zelensky në Facebook.
Kjo është vizita e parë e Erdogan në Ukrainë, pasi Turqia ishte disa herë nikoqire e dialogut Rusi-Ukrainë. /arbresh.info/
Aksident i rëndë trafiku në Lipjan, katër persona të lënduar
Palestinezët votojnë sot në zgjedhjet e para që nga lufta në...
Deputetja britanike reagon pas dënimeve për Banjskën: Radha ...
Mbappe rrezikon të humbasë Kupën e Botës?
Në prag të sezonit turistik, Rama ndan pamjet: Pastrim masiv...
Pakistani përgatitet për bisedime paqeje ShBA-Iran