Policia Kufitare në Shëngjin ka njoftuar bllokimin e tre mjeteve lundruese “Jet ski” dhe ka ndëshkuar me masë administrative drejtuesit e tyre.
Shërbimet e Policisë Kufitare Shëngjin, në vijim të kontrolleve përgjatë gjithë vijës bregdetare të qarkut Lezhë, në kuadër të masave të marra për mbarëvajtjen e sezonin turistik, kanë konstatuar në det, në zonën e quajtur “Rana e Hedhun”, 3 mjete lundruese “Jet ski”, të cilat janë shoqëruar për verifikim.
Gjatë verifikimeve, ka rezultuar se drejtuesit e këtyre mjeteve lundruese nuk dispononin dokumentacionet përkatëse për daljen në det dhe drejtimin e mjeteve “Jet ski”, ka thënë policia në një njoftim në Facebook.
Në vijim të veprimeve, 3 drejtuesit e mjeteve lundruese u ndëshkuan me masa administrative, 10,000 dhe 20,000 lekë, si dhe u bënë bllokimet e mjeteve të tyre./arbresh.info/
Pas pak dënimi për vrasësit e Liridonës
“Nuk dua të mbetem i zemëruar me të” – Endrick flet për rapo...
Familjarët e Liridona Ademajt të pranishëm në Gjykatë, pas p...
Hamza për presidentin: U kry ajo punë
Rënia e Leicester City: Nga mrekullia e titullit në Premier ...
Rizvanolli: Çmimi i energjisë në Kosovë, më i ulëti në rajon