Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se edhe këtë javë vendi mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik.
IHK njofton se kjo situatë e krijuar meteorologjike do të mundësojë mot me diell dhe vranësira konvektive, të cilat ditën e martë dhe të premte, vende-vende parashihen të sjellin reshje shiu të intensitetit të dobët deri mesatar.
Instituti njofton se i nxehti afrikan sërish pritet të rikthehet , duke ndikuar në rritjen e temperaturave maksimale në mesditë, jo vetëm te ne, por edhe në të gjitha vendet kufitare.
Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-35 gradë Celsius.
Dita e enjte parashihet të jetë më nxehta duke arritur maksimumin e javës.
Indeksi UV do të shënojë vlera të rritura, prandaj bëhet apel për kujdes dhe respektim të këshillave të IKSHP dhe IHMK. Do të fryjë erë nga perëndimi dhe veriperëndimi e lehtë dhe lokalisht e fortë. /arbresh.info/

Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...