Drejtori i Përgjithshëm i Pfizer, Albert Burla,Pfizer, Albert Burla, ka njoftuar sot se është pozitiv me COVID-19 dhe se ka simptoma shumë të lehta, raporton Reuters.
Burla, 60 vjeç tha se ai filloi terapinë duke përdorur ilaçin anti-COVID të kompanisë Paklovid dhe se, në përputhje me masat paraprake të shëndetit publik, ai është në izolim.
“Kam besim se do të shërohem shpejt”, tha Burla në një deklaratë.
Burla mori katër doza të vaksinës kundër COVID të zhvilluar nga Pfizer dhe partneri i saj gjerman BioNTech.
Disa figura publike amerikane kanë rezultuar pozitive në muajt e fundit, duke përfshirë presidentin amerikan Joe Biden dhe këshilltarin e tij kryesor mjekësor, Dr. Anthony Fauci.
Prizreni mirëpret mijëra turistë, sivjet prioritet edhe turi...
Po shkonte drejt Armenisë, avioni i kryeministrit spanjoll b...
Reali fiton ndaj Espanyolit, titulli kampion mund të vendose...
Çmimet e gazit në SHBA janë rritur me gati 50% që nga fillim...
Albin Kurtin dhe Edi Ramën i bashkon Armenia
Kurti takon kryeministrin britanik Starmer dhe liderë të tje...