Manchester United tani mund të shqyrtojë shkëputjen e kontratës së Cristiano Ronaldos, i cili ka një vit të mbetur në “Old Trafford” nëse nuk shohin një ndryshim në qëndrim, pretendon një raportim i ri.
Portugezi ka treguar dëshirën për t’u larguar nga Djajtë e Kuq këtë verë pasi dëshiron të luajë rregullisht në Ligën e Kampionëve, sipas shumë raportimeve gjatë muajve të fundit.
Një paraqitje dhe rezultat i tmerrshëm kundër Brentford rezultoi që Cristiano Ronaldo të dilte nga fusha pas përfundimit të ndeshjes, duke injoruar tifozët e Unitedit dhe trajnerin Erik Ten Hag.
Tifozët kishin disa reagime ndaj pesë herë fituesit të Topit të Artë duke kritikuar qëndrimin e tij të dobët pas vërshëllimes së fundit.
Ronaldo ka qenë i lidhur me lëvizje në një numër klubesh këtë verë, megjithatë qëndrimi i United nuk ka ndryshuar dhe hierarkia këmbëngul se ai nuk është në shitje.
Megjithatë, një raportim i ri tani ka sugjeruar që United mund të konsiderojë përfundimin e kontratës së tij nëse qëndrimi i lojtarit nuk ndryshon.
Gazetari i Sky Sports, Kaveh Solhekol, raporton: “Ndjenja se situata me Ronaldon po shkon drejt një limiti. Ose ai do të duhet të ndryshojë qëndrimin e tij ose Manchester United do të duhet të ndërpresë kontratën e tij. Nuk mund të vazhdohet kështu. Askush në dhomën e zhveshjes nuk po e sfidon atë për shkak të statusit të tij”.
Dy familje në Fushë Kosovë mbesin pa strehim pas vërshimeve,...
Bora fiton në Prizren
Dy këmbësorë të lënduar në një aksident trafiku në Prishtinë
Parashikimi i motit për ditët në vijim-Të hënën temperaturat...
Picula: Me këngë çetnike dhe “botën serbe”, Serbia mund ta h...
Autoblindat ushtarake “Shota” pritet të prodhohen edhe në Ko...