20 vatra zjarri janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri. Megjithatë, ndihmuar edhe nga reshjet e shiut, pothuajse ato janë shuar të gjitha.
Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se vijon të jetë aktive vatra në Shetaj të Durrësit. Edhe pse vazhdon të jetë aktive me intensitet të ulët.
Në operacion për shuarjen e vatrave gjatë 24 orëve të fundit janë angazhuar 192 forca operacionale të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, forca të armatosura, forca bashkiake, forca policore, punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura, shërbimi pyjor, forca vullnetare dhe janë angazhuar 25 mjete zjarrfikëse. Gjithashtu gjatë ditës së djeshme është angazhuar në vendin e quajtur “Pigave Mesovun” edhe helikopteri i FA./Tvklan
Tragjedi në Itali, orteku vret dy turistë në Bolzano
Trump: Irani nuk do që SHBA-ja ta godasë
KF Ulpiana zgjedh kryetarin e ri – Fitim Dragaqina merr drej...
Trump: Kam parandaluar nisjen e tre luftërave bërthamore
Ushqimet ultra të përpunuara janë po aq të rrezikshme sa cig...
Vlorë: Automjeti përfshihet nga flakët në zonën e Ujit të Ft...