Vdes një 23-vjeçar pas një vetaksidenti në Suharekë

22:49 | 12 Gusht 2022
A Z

Një 23-vjeçar ka vdekur pas një vetaksidenti në fshatin Studeqan të Suharekës.

Lajmin  ka konfirmuar udhëheqësi i i zyrës së operatives në policinë e trafikut në Prizren, Azem Baraliu, i cili tha se i riu është dërguar me shenja jete deri në emergjencën e Prizrenit, por ka vdekur para se të nisej për QKUK.

“Rreth orës 19:40 në fshatin Studeqan të Suharekës ka ndodhur një vetaksident. Së pari i lënduari është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit, më pas po bëhej gati që të transferohej në QKUK, por ka ndërruar jetë para se të nisej për atje. Sipas informacioneve, viti i lindjes së viktimës është 1999”, u shpreh ai.