Një grua në Pejë vetëvritet duke konsumuar domestos

20:09 | 12 Gusht 2022
A Z

Një grua në Pejë i ka dhënë fund jetës, pasi ka konsumuar lëndë helmuese, domestos.

Rastin e ka konfirmuar për arbresh.info edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Vdekjen e saj e ka konstatuar Ekipi i Mjekësisë Ligjore, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.

“Sipas informacionit nga Policia, bëhet e ditur se e ndjera pas konsumimit të domestos ka qenë me probleme shëndetësore dhe i është nevojitur trajtim mjekësor. E njëjta nga dje, ka qenë nën kontroll të mjekëve në Spitalin Rajonal të Pejës. Pas ekzaminimeve mjekësore është konfirmuar se viktima i ka dhënë fund jetës me preparate higjienike. Vdekjen e saj e ka konstatuar Ekipi i Mjekësisë Ligjore, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion”, tha ai./arbresh.info/