Kryetari i NISMA-s për Kosovën, Fatmir Limaj së bashku me Kryetarin e Këshillit Kombëtar të NISMA-s për Kosovën, Jakup Krasniqi, dhe anëtarë tjerë të kryesisë së NISMA-s, kanë zhvilluar një takim pune me të gjitha strukturat e degës së Nismës për Kosovën në Drenas, ku janë pritur nga Kryetari i degës, Izet Ibrahimi, njëherit anëtar i kryesisë së NISMA-s për Kosovën.
Takimi në Drenas është zhvilluar në vazhdën e takimeve që po bëhen për njëvjetorin e themelimit të NISMA-s për Kosovën.
Kryetari Limaj ka falënderuar të gjithë ata që kanë kontribuar për NISMA-n në këtë komunë, e po ashtu ka folur për situatën politike në vend, për gjendjen ekonomike, dhe për tema tjera të rëndësishme për vendin.
Kryetari Limaj në këtë takim tha se askujt më shumë se komunës se Drenasit nuk i ka ardhur puna me ngushtë, më keq, mirëpo tani duhet të flasim me qytetarët, dhe të u themi se u bë tepër me këtë gjendje, nuk mund të vazhdojmë më kështu, prandaj dega e NISMA-s në Drenas duhet të jetë sa më e fuqishme, në mënyrë që të parandaloj çdo të keqe që mund të i shfaqet qytetarëve të Drenasit nga politikat jo të mira qeverisëse.
Gjithashtu, Kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMA-s për Kosovën, Jakup Krasniqi, para bashkëvendësve të tij, tha se fillimisht edhe një herë dëshiroj që t’ju falënderoj për kontributin e punën tuaj për NISMËN për Kosovën.
I dimë të gjitha vështirësitë që i keni pasur, por pa vështirësi nuk ka ndryshim pozitiv, tha Krasniqi.
Po ashtu, edhe Kryetari i degës së NISMA-s në Drenas, Izet Ibrahimi u ka shprehur mirënjohje strukturave të NISMA-s për Kosovën në Drenas për kontributin e dhënë deri më tani. Tash e një vit kemi marr një vendim dhe po e vazhdojmë duke i thënë tri objektiva kryesore që ia kemi dhënë vetës, e para Drenasit t’ia kthejmë demokracinë e shkelur dhe nëpërkëmbur, e dyta ta rikthejmë shpresën dhe ringjalljen e Drenasit, dhe në Drenas ta instalojmë një zë ndryshe, një mendim demokratik dhe konsideroj që atë ia kemi arritur në Kuvendin Komunal të Drenasit.
Ibrahimi gjithashtu ka falënderuar Kryetarin Limaj dhe Kryetarin e Këshillit Kombëtar, Krasniqi, për mbështetjen e vazhdueshme që po i jep kryesia e NISMA-s, degës së NISMA-s në Drenas./arbresh.info/
Kusari-Lila prezanton numrin 8 në listën zgjedhore të koalic...
Australia në flakë, regjistrohet viktima e parë dhe mbi 90 v...
Presidenca reagon pas fotos së manipuluar të Osmanit me Brna...
Berisha lajmëron nisjen e protestave kombëtare: T’i kthejmë ...
Turneu memorial “Fadil Vokrri” vjen me edicionin e shtatë, s...
Pas katër netësh koncerte magjike në Prishtinë, Alban Skënde...