Avokati Tom Gashi ka thënë se i njderi Astrit Dehari në ditën kritike sipas të gjitha rrethanave është goditur në ballë me boks të hekurit.
Në llogarinë e tij në Facebook, ai ka theksuar se para katër muajsh i është drejtuar me shkrim prokurorit të rastit Afrim Shefkiut, mirëpo sipas tij, deri më tash nuk ka marrë përgjigje.
Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të tij në Facebook:
Neglizhenca po na vret!
Neser behen 5 vite 9 muaj e 7 dite nga vrasja e Aktivistit te Levizjes Vetvendosje Astrit Dehari.
Ekspertiza e Institutit Zviceran te mjeksis ligjore e vitit 2019 e verteton Vrasjen duke konstatuar se me menyre shkencore eshte eleminuar edhe teoria e vetevrasjes dhe u vertetua prania e ADN-se te personave te 3te…
Ekspertiza shtese e te njejtit Institut Zviceran e Muajit Prill 2022, perveq se konfirmoj ekspertizen e vitit 2019 konstatoj se provat qe jane derguar nga Prokuroria Speciale e Republikes se Kosoves ne kete Institut kan qene krejtesisht te demtuara-manipuluara dhe pergjithesisht te paperdorshme.
Prokuroria ne vend qe te filloj hetimet penale kunder atyre qe manipuluan provat zgjodhi nje rrug tjeter te manipulimit te opinionit publik duke e publikuar konstatime te ekspertizes shtese,nje her me vetem dy pika te konkluzionit te ekspertizes shtese dhe pas reagimit te Ministers se Drejtesis znj.Albulena Haxhiu si per inat 3 dite me vone publikuan ekspertizen me te gjitha gjetjet prap me qellim te manipulimit te opinionit.
Prokurorit te rastit z.Afrim Shefkiu me shkrim qe 4 muaj i kerkuam qe te inicoj hetim penal dhe te indentifikoj se kush i manipuloj provat e derguara ne zvicerr, Prokurori nuk pergjigjet fare. Prokurorit te Rastit i jane bere dhjetera kerkesa ne te cilat ai nuk eshte pergjigjur asnjehere dhe njera prej tyre eshte qe te kerkoj sqarime nga ekspertet e mjekesis ligjore ne Prishtine lidhur me plaget e shkaktuara tek Astrit Dehari ne ballë e qe jane ne forma sferike-rrumbullaketa dhe qe kan largesi e diameter te njejte dhe sipas te gjitha rrethanave jane shkaktuar me goditje me boks te hekurit.
Prokurori zgjodhi rrugen e Heshtjes dhe per kete arsyje Prinderit e Astrit Deharit kane kerkuar perjashtimin e Prokurorit Afrim Shefkiu nga Hetimi i Vrasjes se djalit te tyre Astrit Dehari.
Per te gjitha keto NESER ne ora 12:00 do te mbajme Konferenc per media ne zyren time ne Prishtinë!
Lokacioni: Rr.Rexhep Luci 1/1, kati i pare mbi kino abc.

Rritja e pagave për ushtarakët, Vengu: Synojmë nivelin e NAT...
Dhunë në familje në Malishevë, lëndohen dy policë gjatë arre...
Shkodër: Arrestohet 19-vjeçari, kapen rreth 164 mijë euro të...
Aksidenti në Mitrovicë/ Vdes 76-vjeçari, i cili u përplas mb...
Osmani takohet me Presidentin e Emirateve, forcojnë bashkëpu...
AUV bllokon qumështin për foshnje “Beba Supreme” 800 gram