Milaim Zeka, gazetar, ka reaguar rreth debatit për lejimin e shamisë në shkolla, e cila erdhi si kërkesë nga Bashkësia Islame e Kosovës drejtuar qeverisë.
Zeka ka thënë se, ai është dhe do të jetë kundër bartjes së shamisë në shkolla dhe se ata që janë për bartjen e shamisë, siç ka thënë gazetari, munden me i vendos ato në ambientet private.
Tutje gazetari ka shtuar se ata që e duan Kombin duhet t’i ruajnë vlerat kulturore.
Postimi i plotë:
Lidhur me shamine
Arif Sherifi – Zeka, studiues i njohur i gjuhes arabe, hoxhe i shkolluar, qysh ne vitet e pasluftes, ka qene kunder shamise. Ai ka luftuar me te gjitha energjite e me gjithe shpirtin per shkollimin e femrave shqiptare. Kjo deshmohet me pese motrat e mia, te gjitha te shkolluara.
Halla ime, Dada Sabri, e bija e hoxhes, pra, e babgjyshit tim, akome e gjalle, kurre shami nuk ka vene ne koke.
Mbi bazen e kesaj edukate, nga gjyshi dhe babai im, kam qene, jam, dhe do te jem, KUNDER bartjes se shamise neper shkolla.
Ata qe jane per, munden me e vendos vetem per ambientete e tyre private, ne oborrin e tyre, shtepite apo banesat e tyre, apo ne shkolla te dedikuara!
Ata qe e duan Kombin, ata qe e duan Shqiptarine dhe vendin e tyre, ata qe e duan Ameriken dhe Europen qe na kane çliruar, ata qe e dine se i Madhi Zot na ka kriju brenda nje hapesire gjeografike qe i takon Europes, Perendimit, dhe as Turqise e Arabise, duhet me i ruajt vlerat tona kulturore, historike, dhe etnografike. Asnje rrobe e huaj nuk i ka hije, as nuk i rrin bukur pemes tone Pellazge e Ilire vec kostumeve tona tradicionale.
Duhet me respektu rrenjet tona per me lyp respekt prej botes dhe per me mujt me kerku ato qe jemi tu i kerku prej pas luftes. E sot kur po kerkohet me te madhe liberalizimi i vizave, ia nisin edhe debatet per shamia. Nje hap para e tre mbrapa.
Keshtu mendoje une. Keshtu jam i gatuar!/arbresh.info/
Rritja e pagave për ushtarakët, Vengu: Synojmë nivelin e NAT...
Dhunë në familje në Malishevë, lëndohen dy policë gjatë arre...
Shkodër: Arrestohet 19-vjeçari, kapen rreth 164 mijë euro të...
Aksidenti në Mitrovicë/ Vdes 76-vjeçari, i cili u përplas mb...
Osmani takohet me Presidentin e Emirateve, forcojnë bashkëpu...
AUV bllokon qumështin për foshnje “Beba Supreme” 800 gram