Drejtoria Rajonale Gjilan, Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor në Viti ka arrestuar të dyshuarin Sh. S. (1991) nga fshati Komogllavë Komuna e Ferizajt, i cili ishte i dyshuar për një rast “Vjedhje e rëndë” më 01.08.2022 të një shumë të konsiderueshme të parave dhe stolive të arit në një shtëpi në qytetin e Viti-së.
Me vendim të Gjykatës kompetent, Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor Viti ka kryer një kontroll në shtëpinë e të lartcekurit ku ka arritur që të gjejë prova të mjaftueshme se Sh. S. është i involvuar në këtë vepër penale.
Po ashtu gjatë kontrollit në automjetin e të dyshuarit policia ka gjetur dhe konfiskuar një sasi të dyshuar narkotike e cila dyshohet të jetë e llojit Marihuanë në peshë prej 11.9 gramëve.
I dyshuari është intervistuar në bazë të procedurave ligjore.
Në lidhje me rastin Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që i dyshuarit të ndalohet në mbajtje për 48 orë, ndërsa rasti me kallëzim penal të procedohet së bashku me provat në Prokurorinë Themelore në Gjilan. /arbresh.info/
Begaj për Rugovën: Vizioni i tij për Kosovën sot është reali...
Nuk ndalet Ronaldo, realizon golin e 960 në karrierë
LDK thërret për nesër konferencë për media
Gerrard mendon se Liverpooli duhet t’i jap më shumë ko...
Talenti i ri dardan, Indrit Mavraj transferohet tek Lechia G...
Kamberi: SHBA-ja kërkon përgjegjësi nga Beogradi për diskrim...