Çitaku: Mos ndjellni frikë e panikë, s’ka me pasë luftë në Kosovë

18:27 | 8 Gusht 2022
A Z

Ish-ministrja e Jashtme e Kosovës, Vlora Çitaku, përmes një postimi në Facebook ka bërë thirrje që të mos bëhet panikë, pasi që sipas saj nuk do të ketë luftë në Kosovë.

Çitaku ka shkruar se NATO është garantues i sovranitetit të Kosovës dhe se sipas saj Serbia e di shumë mirë çka sjellë një konflikt i hapur me NATO-n.

Postimi i plotë:

Nuk ka me pasë luftë në Kosovë. Mos ndjellni frikë e panikë. NATO është garantues i sovranitetit të Kosovës. Serbia e di shumë mirë çka sjellë një konflikt i hapur me NATO. E ka provu.
Ka pasë luftë në Kosovë para 23 vitesh. Disa prej nesh kemi qenë të rritur dhe kemi pasë mundësinë me luftu atëherë.
Nderkohë, Serbisë sot më së shumti i konvenon status quo, dhe mundësisht me folë për stikersa e barikada.
Lufta konvencionale ka përfunduar. Tash betejat janë të një natyre tjetër./arbresh.info/