Një 33-vjeçar shqiptar që kishte qëlluar me armë drejt një kamarieri pasi ky i fundit i komplimentoi të dashurën është arrestuar në Itali.
Ngjarja ka ndodhur në qershor jashtë një lokali në qendër të Anzios.
I arrestuari është një 33-vjeçar me origjinë shqiptare, i gjurmuar në Riccione, shkruajnë mediet italiane.
Hetimet u kryen nga Karabinierët e Njësisë së Hetimit të Grupit Frascati dhe Compagnia di Anzio, nën drejtimin e Prokurorisë Publike të Velleteri.
Shqiptari goditi kamarierin në kofshë rreth orës 03:30 më 19 qershor. Ai mbeti i plagosur, por episodi mund të kishte pasoja më të rënda, sipas hetuesve.
Sipas rindërtimit të ngjarjes, i dyshuari nxori armën nga çanta dhe e qëlloi kamarierin pas komplimenteve që ky i fundit i bëri të dashurës së tij.
Shqiptari akuzohet për tentativë vrasjeje. Ai u gjet i fshehur në një banesë ku jetonin disa bashkatdhetarë në zonën e Rivierës Romagna./Abcnews.al/
Tërnava takohet me Kryetarin e Dijanetit të Turqisë, flasin ...
Prokuroria malazeze jep detaje rreth vrasjes së trefishtë ...
Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të ...
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...
OKB në Kosovë mirëpret aktgjykimin në rastin e Liridonës