Ambasadori holandez, Robert Bosch, gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, ka thënë se kosovarët duhet t’i kryejnë detyrat e tyre nëse dëshirojnë të lëvizin lirshëm, drejt shteteve të Bashkimit Evropian.
“Nëse ju i kryeni punët e juaja deri vitin tjetër, do të ndodh liberalizimi i vizave për kosovarët. E nëse kjo nuk ndodh edhe pas plotësimit të kritereve, atëherë faji është tek BE-ja”, tha ambasadori Bosch në ligjëratën e hapur për studentët, me ç’rast u diskutua për diplomacinë e Holandës në Kosovë dhe fokusi i saj, themelimin e gjykatës Speciale dhe liberalizimi i vizave.
Pos tjerash, ambasadori Bosch, tha të mos ketë vërejtur ndryshim sa i përket zhvillimit ekonomik dhe krijimit të vendeve të reja të punës.
“Unë nuk kam parë edhe aq zhvillim ekonomik në Kosovë prej se jam në vendin e juaj”, tha Bosch.
Sipas tij, zhvillim ekonomik është penguar më së shumti nga mungesa e sundimit të ligjit.
“Në vendin tuaj ka mjaft ligje të mira, por ato nuk implementohen. Biznesmenët e shtetit tim besojnë në kontratë, dhe nëse ajo nuk respektohet ata besojnë se problemin mund ta zgjedhin nëpërmjet gjykatës. E këtu, kjo nuk po ndodh andaj edhe investitorët e huaj frikësohen të investojnë në vendin tuaj”, tha Bosch.
Por nuk është vetëm mungesa e sundimit të ligjit, që po pengon zhvillimin e vendi.
Ambasadori tha se është edhe mentaliteti i kosovarëve.
“Nëse dëshironi zhvillim ekonomik ju duhet ndryshoni mentalitetin tuaj. Nuk mundeni brenda natës të bëheni të pasur. Duhet të punoni shumë për të fituar. Mentaliteti këtu duhet ndryshuar dhe të mos mendohet se investimi mund të kthehet brenda natës. Ju duhet të punoni shumë që investimet t’i ktheni pas disa viteve…”, tha ambasadori Bosch.
Ai kërkoi nga të rinjtë që të punojnë shumë më shumë që ta ndryshojnë mentalitetin e 90 për qind të kosovarëve që dëshirojnë të pasurohen brenda natës.
Ai ka kërkuar nga kosovarët që të bëjnë shumë më shumë që t’i bindin pesë vendet e BE-së që ta njohin pavarësinë e Kosovës, të themelojnë Gjykatën Speciale para se atë ta bëjë për kosovarët dikush tjetër, të krijojnë një ushtri profesionale dhe të përqendrohen në zhvillim ekonomik dhe krijim të një klime të sigurt për investimet e huaja./arbresh.info/
Vit i jashtëzakonshëm për Dion Gallapenin, vlera e tij në tr...
Të kamufluar në një qese, parandalohet futja e dy telefonave...
Kurti në drekë pune me Ulutas, shpreh gatishmërinë dhe vulln...
Pamje nga tërmeti 7.6 ballë që shkundi Japoninë
LDK prezanton listën me 30 kandidatët për pesë degët e Prish...
Ramos konfirmoi largimin e tij nga Monterrey, do të jetë loj...