Ish-Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti i ka reaguar këshilltarit të kryeministrit Kurti, Hysamedin Feraj, i cili e ka akuzuar se po merr urdhëra nga Richard Grenell, ish i dërguari i administratës Trump për dialogun Kosovë-Serbi.
Hoti ka reaguar duke i quajtur shpifje e konspiracione deklaratat e Ferrajt.
“Ata që gjithë jetën nuk kanë guxuar as të mendojnë pa marrë urdhër, e janë betuar për zbatim të urdhërave edhe para padronit të tyre të vdekur, kujtojnë se të gjithë janë si ata – relikte të së kaluarës të dhimbshme për popullin shqiptar dhe robë në mendje e shpirt. Paguhen nga taksat e qytetarëve, e merren me shpifje e konspiracione ndaj kundërshtarëve politik”, shkruan Hoti./arbresh.info/
Ndeshje e çmendur: Parisi e fiton aktin e parë gjysmëfinal n...
Edhe dy orë deri në përfundimin e afatit kushtetues
Çfarë mbrëmje magjike në “Parkun e Princave”, Bayerni i rikt...
Pas humbjes në Hungari, Orban ofron dorëheqje edhe nga kreu ...
Parashikimi i motit për të mërkurën
Parisi me dy gola të shpejtë ndaj Bayernit