Pas vdekjes tragjike të vajzës 7 vjeçare në plazhin Potam të Himarës, i pari i Partisë Demokratike (PD), Sali Berisha kishte kërkuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, i cili sot me një reagim tha se ka përpjekje për të prodhuar fakte që të ilustrojnë akuzat e gatshme të Sali Berishës, ndaj tij.
E në lidhje me këtë, Berisha ka shkruar se në familjen e ministrit Çuçi ka anëtarë kontrabandist dhe trafikant.
Berisha e quajti ministrin Çuçi, skafo-ministër.
“Ministri i familjes Çuçi është skafo-ministër”!
Të dashur miq, mediat njoftojnë se ministri i familjes Çuçi është anëtar i Shoqatës së Skafistëve, pra është skafo ministër ose xhan i skafistëve dhe veprave të tyre.
Shoqata e ministrit të familjes, i cili ende nuk ka thënë asnjë fjalë për vrasjen makabër të vogëlushes 7 vjeçare nga polici trafikant, ka anëtarë kontrabandiste si S. Topçiu dhe trafikante si Roland Ziu”, ka shkruar Berisha në Facebook. /arbresh.info/
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
MD organizon tryezën e përbashkët me Mekanizmat Koordinues L...
Petritsch: Kosova e ka me patjetër të krijojë një qeveri dem...
A mundet Evropa ta bindë Kinën të ndihmojë në përfundimin e ...
Të gjitha partitë dorëzojnë listat në KQZ: 1 mijë e 181 kand...
Ardhja e zarfit të kuq ka shqetësuar dukshëm banorët e shtëp...