Sot fillon festivali “Sunny Hill” që do të mbahet deri më 7 gusht.
Ylli kosovar me famë botërore, Dua Lipa disa orë para nisjes së festivalit ka mbajtur një konferencë për media, shkruan arbresh.info
Dua u shpreh se ndihet krenare dhe shumë e lumtur për faktin që ndodhet sërish në vendin e saj teksa tha se të gjithë vëmendjen e ka tek performnaca e sotme.
“Dua vetëm të falënderoj të gjithë për ndihmën, energjinë dhe dashurinë që na jepni në këto ditë dhe mbështetjen për fondacionin që e kam shumë përzemër, ndjehem krenare që jam këtu, vëmendjen e kam pasur vetëm të performanca, shpresoj që do të iu pëlqej e të kënaqemi, po ndihem shumë mirë që jam në shtëpinë time, në vendin tim”, u shpreh Dua.

Kujtojmë që krahas Duas, yjet të tjera që do të performojnë në “Sunny Hill Festival” janë edhe J Balvin, Skepta, Diplo dhe Mahmood, si dhe një numër i madh i emrave të estradës shqiptare. /arbresh.info/
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...
Haxhiu: Masakra e Izbicës, njëra nga plagët më të rënda të l...
AAK-ja dënon ekspozitën e Gashit: Përpjekje për shtrembërim ...
Kurti përkujton masakrën e Izbicës: Plagët mbeten të hapura
“T’u jepet fund punësimeve nepotike”, zbardhen porositë e Ra...
Hadërgjonaj për ndeshjen ndaj Turqisë: Të luajmë në këtë fin...