FaZe për momentin është ekipi numër një në botën e CS:GO, këtë e dëshmuan në finalen e turneut IEM Cologne CS:GO, ku e mposhtën rivalin e tyre kryesor ekipin Na’Vi.
Finalja ndërmjet FaZe dhe Na’Vi pak para pushimeve të lojtarëve nga garat e CS:GO, ishte njëra nga ndeshjet më emocionuese në historinë e CS:GO.
Pas pesë mapave të luajtura fitues i këtij turneu u shpall ekipi FaZe, të cilët përmbyllën ndeshjen me rezultat të përgjithshëm 3-2 me mapa.
MVP i këtij turneu u shpall lojtari më i mirë në botë s1mple, edhe pse ekipi i tij u mposht në finale.
FaZe edhe njëherë dëshmoi pse është ekipi më i mirë në botë për momentin, ku në një video të postuar në kanalin zyrtar të kapitenit të këtij ekipi karrigan, mund të dëgjohet komunikimi dhe loja ekipore të cilën ata e bëjnë.
Momentet më të mira të kësaj ndeshje ishin dy raundet e fundit të mapit të fundit, ku Twistzz me lëvizje te mençura për mrekulli e ndihmoi ekipin e tij drejt fitores.
Më poshtë mund ta shihni videon e postuar nga kapiteni i ekipit FaZe./telegrafi/
Fluksi në pikat kufitare: 1 km kolonë në Muçibabë
Rama paralajmëron taksë: Nga 1 euro për veturat nga qytetet ...
Bllokime rrugore në Shkodër, mbi 200 mjete të ndaluara nga d...
Bora përfshin Shqipërinë, Rama: Ekipet në terren për të gara...
Votat nga diaspora: LVV prin me 87.19% të votave të numëruar...
Elezi: Edhe 5 komuna përmbyllin numërimin e votave të kandid...