Pjesëtarët e MPB-së në Pirot të Serbisë në bashkëpunim me policinë kufitare kanë arrestuar AB (24) nga Bujanoci për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se ka kryer veprën penale kalim ilegal i kufirit dhe kontrabandim me njerëz shkruan mediumi serb Danas, përcjell arbresh.info.
Në njoftimin për shtyp thuhet se policia ka gjetur 40 emigrantë të parregullt pa dokumente në furgonin që ai drejtonte.
Emigrantët u dërguan në qendrën e pritjes.
Të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë dhe me kallëzim penal do të dërgohet në prokurorinë kompetente, thuhet në njoftim. /arbresh.info/
Mot i ftohtë dhe i paqëndrueshëm nesër
Gjendet i vdekur 25-vjeçari shqiptar afër veturës së tij, ni...
Ukraina sulmon një fabrikë ruse raketash
Osasuna e befason Real Madrid
Tarifat e Trump, Merz: Do të shkoj në Washington me një qënd...
FSK-ja krah NATO-s, në stërvitjen “Dynamic Front”