Kamionët e vendosur si barrikada në pikën kufitare të Jarinjës, kanë nisur të largohen dhe situata po shkon drejt normalizimit.
Qeveria e Kosovës dje pas një takimi me ambasadorin amerikan, ku e pranishme ishte edhe presidentja Osmani, mori vendim që të shtyhet për një muaj vendimi për zbatimin e reciprocitetin ndaj Serbisë, për targat dhe dokumentet e identifikimit.
Gjatë së dielës u shënuan disa incidente. Policia konfirmoi se në veri pati të shtëna me armë zjarri dhe disa qytetarë u keqtrajtuan në kufi. Në disa vende policia tha se është shtënë edhe ndaj njësiteve policore, por që nuk ka asnjë të lënduar.
Jarinja dhe Bërnjaku janë të mbyllura për qarkullim, ndërsa pikat kufitare Dheu i Bardhë dhe Medare janë të hapura, por të ngarkuara./TCh/
Betohet edhe kryetari i ri i Graçanicës, Novak Zhiviq
Millosh Peroviq betohet si kryetar i ri i Zubin-Potokut
Gjykata refuzon kërkesën e Besim Kelmendit për masën e sigur...
Betohet edhe kryetari i Leposaviqit, Zoran Todiq
Atletico Madrid synon një mesfushor të Atalantës
Aksident me vdekje në aksin Shkodër-Hani i Hotit