Policia Kufitare e Vlorës ka shtuar masat përgjatë vijës bregdetare nga gjiri i Vlorës deri në Sarandë.
Shkak janë bërë rritja e fluksit të pushuesve gjatë këtyre ditëve që është dhe piku i sezonit, por dhe incidentet e fundit që kanë ndodhur me mjetet lundruese në disa plazhe.
Bilancin e kontrolleve e bëri drejtori i policisë kufitare të Vlorës Shpëtim Aliaj.
Drejtuesit e mjeteve lundruese u gjobitën, pasi nuk respektonin rregullat e vendosura nga autoritet për lundrim në zonat e plazheve si dhe u gjobitën për mungesë dokumentacioni.
Mjetet lundruese duhet të qarkullojnë në një distancë prej 200 m nga plazhet ranore dhe 100 m larg bregut në plazhet shkëmbore./tch/
Aksident mes dy veturave në tunelin e Llogarasë, lëndohen di...
Kur do të kthehet Vjosa Osmani në LDK? – flet Besian Mustafa
Nderime shtetërore për Qosjen, Haxhiu hap nesër Librin e Zis...
Bajrami e falënderon Kurtin që ia besoi detyrën e Kryenegoci...
Nënshkruhet marrëveshja, synohen aktivitetet hulumtuese
Zbulohet se ku dhe kur do të martohet Dua Lipa