Një shtetas italian është arrestuar gjatë ditës së djeshme në Aeroportin e Shkupit.
Në ora 11:40 në vendkalimin kufitar “Aeroporti Ndërkombëtar– Shkup” , zyrtarë policorë kanë ndaluar M.D.(36) nga Republika e Italisë, pasi me sjellje agresive ka shkelur rendin dhe qetësinë publike dhe ka sulmuar fizikisht Z. J. (46) nga Shkupi, i punësuar si roje.
Personi i është dorëzuar punonjësve të Policisë Petrovec për procedim të mëtejshëm dhe rasti pas procedurës paraprake i është paraqitur gjyqtarit./Alsatm/
Mot i ftohtë dhe i paqëndrueshëm nesër
Gjendet i vdekur 25-vjeçari shqiptar afër veturës së tij, ni...
Ukraina sulmon një fabrikë ruse raketash
Osasuna e befason Real Madrid
Tarifat e Trump, Merz: Do të shkoj në Washington me një qënd...
FSK-ja krah NATO-s, në stërvitjen “Dynamic Front”