Fondacioni i Mileniumit të Kosovës (MFK), Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) dhe Komuna e Prishtinës, kanë nisur një projekt për rinovimin e kullave
“Soliterat” në lagjen Ulpiana, me masa të efiçiencës së energjisë përmes programit të financuar nga MCC SEEK – “Subvencionet për Efiçiencë të Energjisë në Kosovë”.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se përveç se soliterët do të kenë një pamje më të bukur, izolimi termik me masa efiçiente të energjisë do të mundësojë uljen e shpenzimeve për banorët gjatë vitit dhe do të ndikojë drejtpërdrejt në përmirësimin e cilësisë së ajrit në kryeqytet.
Sipas tij, intervenimi ka qenë i domosdoshëm për kullat ikonë të Ulpianës, ndërsa ka bërë të ditur se nga kjo projekt do të përfitojnë 270 familje.
“Sot, u takuam në punishte bashkë me Drejtorin e MFK-së, Petrit Selimi, Zëvendësdrejtoreshën e MCC për Kosovë, znj. Caitlin Reichart dhe eskpertë nga MFK, për të parë nga afër procesin e punës”, ka shkruar i pari i Prishtinës në Facebook. /arbresh.info/
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit
Burri raporton në polici se gruaja e tij është larguar nga s...
Të fjeturit më pak se gjashtë orë gjumë, rrit rrezikun e dem...