“Na priftë e mbara”, Osmani reagon pasi Kuvendi ratifikoi marrëveshjen me MCC’në

14:44 | 28 Korrik 2022
A Z

Presidentja Vjosa Osmani ka reaguar pasi Kuvendi i Kosovës ratifikoi Marrëveshjen me MCC’në.

Osmani ka thënë se vendimi i sotëm i Kuvendit paraqet angazhimin institucional më serioz drejt trancizionit energjetik në Kosovë dhe konfirmim të partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Mirëpres mbështetjen njëzëri në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ku sot u ratifikua marrëveshja ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të përfaqësuara nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), për Programin e Kompaktit. Përveç konfirmimit të partneritetit strategjik me SHBA-të, vendimi i sotëm i Kuvendit paraqet angazhimin tonë institucional më serioz drejt trancizionit energjetik në Kosovë. Na priftë e mbara! ?? ??/arbresh.info/