Analisti, Ridvan Berisha e ka komentuar takimin e presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti, me sekretarin e Departamentit Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken.
Berisha shkruan se takimi Osmani e Kurti me Blinken, është shans serioz që Kosova të lëvizë në procesin e shtet forcimit në marrëdhëniet ndërkombëtare.
Sipas tij, Shtëpia e Bardhë e Washingtoni ishte, është dhe mbetet shpresa e madhe që Kosova ta përfundoj rrumbullakimin e shtetësisë në marrëdhëniet ndërkombëtare, dhe kush e shikon ndryshe, gabon rëndë, gabuan disa edhe në të kaluarën, uroj ta kenë marrë këtë leksion.
Postimi i plotë:
Në çfarë derexhe jemi avitë, me u gëzu që pushteti i ri po i konfirmon raportet e mira me SHBA-të!
Takimi Osmani e Kurti me Blinken, është shans serioz që Kosova të lëvizë në procesin e shtet forcimit në marrëdhëniet ndërkombëtare.
Mund të merremi me rekorde inatesh fisnore, e edhe të historisë së taktikave të dhunshme të partisë së Kurtit ndërsa ai ishte në opozitë, ka mjaft për çka të diskutohet mbi rrugëtimin e Kurtit e Osmanit në politikë.
Sot, është e rëndësishme që t’i arkivojmë për pak kohë historitë e pluralizmit të trazuar kosovar. Të mendojmë pa tension e në funksion të paqes për brezat e ardhshëm.
Secili takim i drejtuesve tanë shtetëror me krerët më të lartë të Washingtonit ka prodhuar rezultate për lirinë dhe konsolidimin e Republikës së Kosovës, prodhoi rezultate historike në Rambuje, Vjenë etj, etj!
Nuk kanë faj miqtë tanë pse ne përbrenda këtu rropatemi e bllokojmë procese të rëndësishme për çështje puro karrikesh pushteti.
Shtëpia e Bardhë e Washingtoni ishte, është dhe mbetet shpresa e madhe që Kosova ta përfundoj rrumbullakimin e shtetësisë në marrëdhëniet ndërkombëtare.
Kush e shikon ndryshe, gabon rëndë, gabuan disa edhe në të kaluarën, uroj ta kenë marrë këtë leksion./arbresh.info/
Vizita në Emirate, Osmani ndanë pamje teksa fluturon me heli...
Ambasada amerikane merr pjesë në transferimin e autoritetit ...
Presidentja Osmani takohet me Ministrin e Jashtëm të Vanuatu...
Sa miliona mund t’i kursejë Juventusi, nëse Motta rikthehet ...
Bisedimet ShBA – Iran mbyllen pa marrëveshje, palët shprehin...
Nisin hetimet për manipulime të votave në Ferizaj, Shtime dh...