Është hapur pasditen e së martës ura që lidh jugun e Kroacisë me pjesën tjetër të vendit, e cila tashmë pritet të kthehet në simbol të shtetit kroat.
Një ceremoni madhështore u mbajt për inaugurimin e urës, para se Mate Rimac me makinën e tij Nevera ka përshkruar kilometrat e para të urës së Peljeskit. I pranishëm ishte edhe presidenti, Zoran Milanoviç.
“Urat janë kryesisht punë e njerëzve të veçantë. Më të mirët prej nesh dhanë jetën dhe shëndetin e tyre. Kjo urë nuk do të ishte e mundur nëse një numër i vogël njerëzish të mirë nuk do të kishin mbrojtur jugun e Kroacisë 30 vjet më parë. Kjo urë na kujton këtë. Kjo urë është për të mirën e të gjithë njerëzve, pa dallim kombi, statusi shoqëror, besimi. Besoj se do të forcojmë vetëdijen tonë”, u shpreh ai.
Ura e projektuar nga arkitekti Marjan Pippenbacher është e gjatë 2440 metra. Ajo ka një gjerësi 22,2 metra, lartësia më e madhe mbi det është 62 metra, pesha totale është 270 mijë tonë. Ura është projektuar të përballojë tërmete deri në 7,5 ballë.
I gjithë projekti ka kushtuar 525 milionë euro, nga të cilat 357 milionë euro janë siguruar si grant nga Bashkimi Europian./adnews



Emigrimi i shqiptarëve drejt ShBA, ICE: Mos t’ju shkojë mend...
OSBE shpreh pikëllim për vdekjen e ish-kryeparlamentarit Nex...
Këta janë top 5 deputetët më të votuar të LVV
Caktohet masa e arrestit me burg për Rushan Selkon, 67 vjeça...
Dubrovnik: Një burrë humb jetën pasi valët e forta e tërheqi...
FEXH nderon Nora Gjakovën: Kampione olimpike, frymëzim për b...