Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka reaguar për takimin që e pati me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti në Departamentin e Shtetit në Washington D.C.
Blinken përmes Twitterit tha se SHBA-të mbështesin integrimin euroatlantik dhe ndërkombëtar të Kosovës si dhe dialogun me Serbinë.
“U takova sot me presidenten Osmani dhe kryeministrin e Kosovës, Kurti. Shtetet e Bashkuara mbështesin integrimin euroatlantik dhe ndërkombëtar të Kosovës dhe dialogun Kosovë-Serbi të lehtësuar nga BE-ja. Ne vlerësojmë mikpritjen e Kosovës për afganët dhe mbështetjen e saj të fortë për Ukrainën”, shkroi Blinken./arbresh.info/
Met today with President Osmani and Prime Minister Kurti of Kosovo. The United States supports Kosovo’s Euro-Atlantic and international integration and the EU-facilitated Kosovo-Serbia Dialogue. We appreciate Kosovo’s hospitality to Afghans and its firm support for Ukraine. pic.twitter.com/cNIrY2EwwY
— Secretary Antony Blinken (@SecBlinken) July 26, 2022
Vizita në Emirate, Osmani ndanë pamje teksa fluturon me heli...
Ambasada amerikane merr pjesë në transferimin e autoritetit ...
Presidentja Osmani takohet me Ministrin e Jashtëm të Vanuatu...
Sa miliona mund t’i kursejë Juventusi, nëse Motta rikthehet ...
Bisedimet ShBA – Iran mbyllen pa marrëveshje, palët shprehin...
Nisin hetimet për manipulime të votave në Ferizaj, Shtime dh...