Prokuroria Themelore në Prishtinë ka lëshuar një njoftim lidhur me rastin e ish-prokurores, Maria Bamieh, ndaj të cilës ka dështuar marrja në pyetje e paraparë për sot, pasi që prokurorja e rastit ka kërkuar që ta marr një avokat vendor.
Sipas njoftimit, Bamieh më nuk gëzon imunitet nga Kombet e Bashkuara, prandaj detyrohet që për mbrojtjen e saj ligjore ta angazhojë një avokat të licensuar nga Oda e Avokatëve të Kosovës.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë, për hir të informimit të saktë, bën të ditur për opinionin publik se, lidhur me rastin e znj. Bamieh, e cila ka qenë e ftuar për intervistim pranë kësaj prokurorie, është duke vepruar konform dispozitave ligjore në fuqi, pasi bazuar në shkresat zyrtare që ka në posedim prokurorja e çështjes, më 03.06.2017, znj. Bamieh i është hequr imuniteti nga Kombet e Bashkuara dhe e njëjta sipas legjislacionit vendor, është udhëzuar nga prokuroria të angazhojë një avokat vendor, i cili është i licencuar nga Oda e Avokatëve të Kosovës, për zhvillimin e mëtejmë të procedurës”, thuhet në njoftime.
Bamieh u ftua nga prokuroria në Kosovë me dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe rrjedhjes së informacioneve sekrete./arbresh.info/
Prezantohet raporti vjetor i Policisë Rajonale në Gjilan: Rë...
Franca bëhet vendi i parë i BE-së që hap konsullatë në Grenl...
Gjykata cakton datën e seancës për shpërthimin në Ibër-Lepen...
Zbulohen keqpërdorime me pesticide, institucionet nisin insp...
Aksident në Gjilan, shoferi humbi kontrollin dhe përfundoi j...
Abdixhiku takon ambasadorin gjerman, flasin për situatën pol...