Dani Alves është prezantuar në Meksikë aty ku ka firmosur me klubin e Pumas. Braziliani u shkëput nga Barcelona, por në moshën 39-vjeçare nuk mundi të siguronte një kontratë në Europë duke u zhvendosur në Amerikën-latine teksa si objektiv ka pjesëmarrjen në Botërorin e Katarit me Brazilin.
Gjatë prezantimit në klubin meksikan, Alves u shpreh se shumë mund ta mendojnë si të çmendur faktin që zgjodhi klubin e Pumas, mirëpo shton se për të futbolli është më shumë se thjesht të ndjekësh topin.
“Për shumë, fakti që jam transferuar në Meksikë mund të ngjasojë si një çmenduri. Por, për mua futbolli është më shumë se thjesht të ndjekësh topin. Futbolli për mua nuk është vetëm sport, është diçka që ka ndryshuar jetën time dhe tashmë unë dua të transformoj jetën e të rinjve. Prandaj e mora përsipër këtë sfidë dhe u transferova këtu./SS/
Osmani shpreh ngushëllime për viktimat në Zvicër
Kurti: KEK-u po prodhon me kapacitet maksimal
Lufta me Rusinë, Zelensky: Plani i paqes për Ukrainën është ...
Trofe me Napolin, suksese me Kosovën – Viti më i mirë ...
Qipro merr kryesimin e Presidencës së BE-së, Spiropali: Shqi...
Raportohet për 40 të vdekur dhe të tjerë me djegie të rënda ...