Carlo Ancelotti duket se nuk e mori afër zemrës humbjen nga Barcelona, pas ndeshjes në konferencën për media, ai dukej në humor mjaftë të mirë.
Ai ishte optimist në komentet e tij pas ndeshjes dhe madje tha se skuadra e këtij viti është superiore ndaj asaj që fitoi La Liga Santander dhe Champions League sezonin e kaluar
“Mendoj se tani kemi një skuadër më të mirë se ajo që kishim vitin e kaluar”, deklaroi italiani pas ndeshjes.
“Në stërvitje shihet se ka edhe më shumë intensitet. Mendoj se ka pasur shumë intensitet në këtë ndeshje, veçanërisht në pjesën e parë dhe kam menduar se ishte një lojë e barabartë. Unë u përpoqa të shpërndaj minutat mes lojtarëve. Doja të luaja disa lojtarë më të rinj. Në përgjithësi, më pëlqeu kjo paraqitje kundër një kundërshtari të fortë”, u shpreh ai.
Ancelotti gjithashtu konfirmoi se Karim Benzema do të luajë minutat e tij të para parasezonale në ndeshjen e ardhshme të Real Madridit, e cila është kundër Club America të martën. /arbresh.info/
Pamje nga tërmeti 7.6 ballë që shkundi Japoninë
LDK prezanton listën me 30 kandidatët për pesë degët e Prish...
Ramos konfirmoi largimin e tij nga Monterrey, do të jetë loj...
Komandanti i KFOR-it pret në takim Kurtin, shprehu përkushti...
Nuk kanë të ndalur telashet në mbrojtje për Arsenalit, ylli ...
Aksident mes dy veturave në rrugën Prishtinë-Pejë, lëndohen ...