Policia e Kosovës, Njësia për Hetimin e Krimeve Mjedisore, në bazë të planit operativ “Lumbardhi”, në fshatin Leshan të Komunës së Pejës ka ndaluar të shtunën një kamion duke transportuar rërë-zhavor.
Gjatë kontrollit policor është vërtetuar se ngarkesa e zhavorit dyshohet se është nxjerrë ilegalisht afër lumit Lumbardhi, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Sipas Policsë, njësiti kompetent së bashku me inspektorë të agjencionit, komisioni i pavarur për miniera dhe minerale, inspektorë nga ministria e mjedisit planifikimit hapësinor dhe Infrastrukturës si dhe inspektorët komunal të Pejës, kanë dalur në vendin e ngjarjës me ç‘rast kanë arrit që t’i ndalojnë së punuari dhe në koordinim me prokurorin kujdestar të PTH – Pejë, është inicuar “Ndotja, Degradimi ose Shkatërrimi i Mjedisit”.
“Lidhur me rastin dy mjete të rënda kamion dhe një ngarkues-bager, janë sekuestruar deri në një vendim tjetër, përderisa rasti është proceduar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e PK-së në Facebook./arbresh.info/
Hoxha: Anëtarësimi në BE, rrugë konkrete modernizimi për ven...
Parashikimi i motit për nesër, pritet edhe borë
U.D. Presidentja Albulena Haxhiu nesër viziton tri fshatra t...
Ylli i Bilbaos në “radarin” e Liverpoolit
BE lehtëson rregullat për ndihmat shtetërore, unioni, subven...
Ekstradohet nga Norvegjia në Kosovë i kërkuari nga INTERPOL-...