Prokuroria Themelore në Prishtinë është deklaruar lidhur me rastin e një vajze në Prishtinë, e cila është filmuar duke ofenduar një grua me fëmijë dhe e njëjta dëgjohej duke thënë se “e kam babin prokuror”.
Zëdhënësja e kësaj prokurorie, Laureta Ulaj, bëri të ditur se babai i vajzës me inicialet L.A nuk e ushtron detyrën e prokurorit në asnjë nga prokuroritë në nivel vendi.
“Ju njoftojme se pas veprimeve te ndermarra nga ana e Prokurorit te Shtetit dhe Policise se Kosoves, eshte verifikuar identiteti i vajzes ne video, V.A., ndersa, babai i saj L.A., i cili nuk ushtron detyren e Prokurorit te Shtetit ne asnjeren Prokurori ne nivel te Kosoves. Rasti do te vazhdoje te trajtohet tutje nga organet kompetente”, tha Ulaj.
Ndryshe, në videon e publikuar nga “JOQ Kosova“, vajza dëgjohet duke ofenduar kalimtaren dhe duke bërë gjeste të pahijshme.
“A po don ta thirri policinë a? Babain prokuror e kam”, dëgjohet duke thënë ajo./arbresh.info/
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...