Ka vdekur dr.Mahmut Mumci, i cili ishte ishte specialist i Pulmologjisë.
Lajmin e ka bërë të ditur Oda e Mjekëve të Kosovës, përmes një shkrimi në Facebook.
“Në vitin 1972 përfundoi studimet për mjekësi të përgjithshme, në Fakultetin e mjekësisë, në Universitetin e Beogradit dhe Prishtinës, ndërsa më vonë specializimin e përfundoi në degën e Pulmologjisë, në Zagreb”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, ai kishte punuar si asistent për lëndën e Histologjisë në Universitetin e Prishtinës, e më vonë si pneumoftizolog në Departamentin Antituberkular, në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, në Prishtinë.
“Oda e Mjekëve të Kosovës i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij”, thuhet në njoftim./arbresh.info/

Kurti nuk i do zgjedhjet: Nuk kemi nevojë për bllokada e kle...
Haradinaj i ashpër ndaj Kurtit në Kuvend
Kurti: Do ta rikthejmë ligjin për çmimet tavan, ka tregtarë ...
PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...