Kryeministri Albin Kurti tha se po përgatisin një masë për t’u dalë në ndihmë një shtrese të konsumatorëve shtëpiakë.
Kurti tha se përmes subvencionimit të disa konsumatorëve, synojnë ta ulin shpenzimin e energjisë elektrike.
Ai nuk iu përgjigj pyetjes së deputetes Hykmete Bajrami nëse do të ketë sërish shtrenjtim të rrymës.
“Ministria është duke e përgatitur edhe një masë për efiçiencë të energjisë për konsumatorët shtëpiakë. Përmes subvencioneve, do të ndihmohen konsumatorët që të ulin shpenzimet e enrgjisë elektrike. Ndihma më e madhe do të koncentrohet te rastet e skemës sociale dhe te rastet që janë në nevojë, por s’janë të përfshirë në skemën sociale”, tha ai.
Kurti tha se aktualisht, në termocentralin “Kosova B” janë në remont kapacitetet gjeneruese. Ai tha se kështu po përgatiten për sezonën e dimrit.
Kurti tha se do të ketë remont të rregullt jashtë dimrit edhe në termocentralin “Kosova A”./arbresh.info/
Moldavia dënon tre persona për planifikim të trazirave pas t...
James Rodriguez transferohet në MLS
E shtune pranverore me temperatura deri në 12 gradë Celsius
Spiropali: Integrimi Europian i Shqipërisë, interes strategj...
Alba kërkon të mbulohet në “Big Brother”
Për aknet hormonale, provoni këtë çaj