Tiemoue Bakayoko u arrestua në Itali pak ditë më parë pasi u mbajt nën kërcënimin e armëve nga policia, në atë që rezultoi të ishte një rast i gabuar identiteti.
Policia kishte vendosur postblloqe pas një shkëmbimi zjarri mes dy bandave dhe mesfushori i Milanit u ndalua dhe u kontrollua, përpara se oficerët të kuptonin gabimin e tyre.
Bakayoko tani ka folur për incidentin, dhe megjithëse nuk është i mërzitur me gabimin, ai nuk u pajtua me mënyrën se si policia e bëri punën e tyre.
“Autoritetet deklaruan se ishte një gabim dhe e kuptuan vetëm në kohë reale”, tha ai. “Të gabosh është njerëzore, nuk ka problem me këtë, por mënyra se si i kanë përdorur kanë qenë problem për mua. Besoj se kanë shkuar shumë larg. Problemi nuk është gabimi por metodologjia e përdorur. Unë e gjeta armën një metër larg meje dhe pasagjerit. Ata na vënë qartazi në rrezik, pavarësisht nga arsyet që çuan në këtë”, deklaroi ai./GazetaExpress/
Komandanti i KFOR-it takohet me ministrin Nufi
Starmer: Franca dhe Mbretëria e Bashkuar do të udhëheqin mis...
Aksident në rrugën Rrëshen–Milot, 2 të vdekur dhe 5 të lëndu...
Kuka pas Evropianit: Një medalje e artë dhe paraqitje premtu...
Pa asnjë votë kundër, miratohet vendimi për dërgimin e FSK’s...
Çmimet e naftës bien për 10% pasi Irani njoftoi hapjen e Ngu...