Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se grupi i fundit i haxhinjve kosovarë është kthyer sot në Kosovës, teksa tha se organizimi i sivjetmë i Haxhit ka shkuar sipas rregullave dhe planit të paraparë.
“Grupi i fundit i haxhinjve kosovarë, të cilët këtë vit kryen Haxhin në vendet e shenjta, është kthyer sot në Kosovë. Ata kanë ateruar në orën 10:40 në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”. Në pritje të tyre kishin dalë familjarë të shumtë, të cilët të mallëngjyer e me lot gëzimi uruan haxhinjtë për Haxh e ibadetete të pranuara”.
“Haxhinjtë tanë, në mënyrë të organizuar, grupe-grupe, kanë filluar udhëtimin drejt vendeve të shenjta më 28 qershor 2022. Ata fillimisht kanë vizituar Mekën, ku edhe kanë kryer ceremoninë e Haxhit, ndërsa më 13 korrik 2022, ata kanë filluar vizitën në qytetin e Medinës”, ka shkruar BIK-u në një postim në Facebook./arbresh.info/



Arrihet marrëveshja, Alonso merr drejtimin e Chelsea-s
Ngjarje e rëndë në Itali: Vetura godet këmbësorët në turmë, ...
Edi Rama fton qytetarët ta votojnë Alis në Eurovision: ‘Nan’...
“Kjo është situatë ilire” – Kurti në mes të natyrës i habitu...
Incident në Vjenë, përfaqësues të Serbisë tentojnë t’ua larg...
Trump paralajmëron Iranin: I pret një kohë shumë e keqe nëse...