Robert Lewandowski iu është nënshtruar testeve mjekësore sot te Barcelona.
Klubi katalunas ka njoftuar se sulmuesi polak i ka kaluar tashmë testet dhe është gati për aventurën e re, përcjell Gazeta Express.
“Ai është gati”, thuhet në një postim të bërë nga faqja zyrtare e klubit në “Facebook”.
Lewandowski i është bashkuar Barcelonës në Miami, atje ku skuadra po merr pjesë në një turne para-sezonal.
33-vjeçari me Barçën është pajtuar për një kontratë 3-vjeçare dhe me mundësi vazhdimi edhe për një vit të katërt.
Në total, Barcelonës i ka kushtuar 50 milionë euro transferimi i Lewandowskit nga Bayern Munichi. /Gazeta Express/
Medical exams ✅@lewy_official pic.twitter.com/Z0jUIeT18s
— FC Barcelona (@FCBarcelona) July 18, 2022
All Set ?
?❤️ @lewy_official pic.twitter.com/zUWceb39qV— FC Barcelona (@FCBarcelona) July 18, 2022
Napoli dhe Roma ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A
Fjalori i Gen Z për dashurinë
Fëmijët në epokën digjitale, mes varësisë nga rrjetet social...
Përfitimet e pastrimit me uthull
I pandalshëm “pirati” Vedat Muriqi, realizon gol...
Konfiskohet një pistoletë me pesë fishekë, arrestohet 23-vje...