Ndërsa kufijtë e Kosovës këto ditë janë të stërngarkuar duke qenë se po vijnë për pushime bashkatdhetarët. Komuna e Suharekës ka vendosur që në shërbim të atyre që vijnë për pushime në këtë komune, të ofrojë parkingje të mjaftueshme.
Kjo komunë po ashtu ka zgjatur edhe orarin e punës. Stina e verës sjell gjallëri në mbarë Kosovën , por në komunën e Suharekës gjithçka ndryshon në këtë stinë .
Banorët që kanë migruar kthehen në vendlindje për tu çmallur me të afërmit dhe njëkohësisht i shtonë koloritin kësaj komune . Ka dy vjet që për shkak të pandemisë ata i munguan këtij qyteti të vogël . Për kaq kohë , ata thonë se diçka ka ndryshuar .
Suhareka është qytet i vogël dhe parkingjet janë të pamjaftueshme për automjetet që vijnë nga diaspora. Për këtë komuna e Suharekës ka vendosur të iu vijë në ndihmë.
Kryetar i Suharekës Bali Muharremaj tha se në regjistrimin e viti 2011 Suhareka kishte 30 % të popullatës në mërgim , ndërsa nga vala e ikjes së viteve të fundit kjo komunë mund të ketë kaluar 40 % e banorëve që punojnë e jetojnë në vendet e perëndimit. /rtk/
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...