Ka filluar të rritet numri i bashkatdhetarëve që vijnë nga Diaspora.
Me të filluar kjo rritje, kanë nisur edhe kolonat në pikat e kalimit kufitar të Kosovë.
Pika me e ngarkuar si zakonisht vazhdon të mbetet Mërdari.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar në bazë të përditësimeve të orës 16:30 tregon se aktualisht për të hyrë në Kosovë nga Mërdari bashkatdhetarët duhet të presin 20-30 minuta derisa.
Kolonat në hyrje të Mërdrit janë 60-80 metra.
Kolona pak më të shkurtra se nga Mërdari, ka në Jarinje (rreth 30 metra), derisa koha e pritjes për hyrje nga kjo pikë kalimi kufitarë varion nga 15-20 minuta.
Edhe në Mutivodë dhe të Dheu i Bardhë janë paraqitur kolona, por koha e pritjes për të hyrë në Kosovë nuk është më shumë se 15 minuta. /arbresh.info/

Kaplohet nga zjarri një banesë në Tiranë, humb jetën një i m...
Konjufca shpreh mirënjohjen për mbështetjen e Irlandës
Hoxha pret Sinanin: Shqipëria mbetet e përkushtuar për të mb...
Parashikimi i motit për të premten
“Askush nuk e tradhtoi Alonson”, ylli i Real Madridit mohon ...
Franca: Nuk planifikojmë të dërgojmë anije në Ngushticën e H...