Togeri Besnik Leci, pas 21 vjetëve në shërbim të qytetarëve, ai dha dorëheqje në mënyrë vullnetare nga Policia e Kosovës.
Ai këtë e ka bërë të ditur përmes një shkrimi në Facebook, ku e kumtoi lajmin duke potencuar faktin se këtë vendim e kishte marrë pasi ishte detyruar nga kushtet ekonomike.
“Është e vërtetë që dorëheqja vullnetare në Policinë e Kosovës është personale dhe individuale, dhe vendim i secilit për vehten e vet,mirëpo para se të gjykojmë me atë se “është vendim i juaji dhe zgjidhja juaj”, kish me qenë mirë me ba një analizë të shkurtë, a thua pse po detyrohem me marr një vendim të tillë.Për shkak të korrektësisë, e ndiej obligim moral që ta sqaroj për ju dhe për të gjithë ata që iu intereson, se shkaqet apo motivi i cili qëndron pas këtij vendimi nuk ka të bëjë me asnjë çështje tjetër përveç, për fat të keq, çështjes ekonomike”, ka shkruar Leci.
Leci po ashtu tha se paga e pamjaftueshme dhe mungesa e sigurimit jetësor e atij shëndetësorë, kushtet e punës, e shumë çështje të tjera, gjithashtu e kishin detyruar ta marr këtë vendim.
“Paga e pa mjaftueshme për ta mbajt familjen, mungesa e sigurimit jetësor e atij shëndetësorë, kushtet e punës, e shumë çështje të tjera, më kanë detyruar ta marr këtë vendim aspak të lehtë,mirëpo të detyrueshëm”, tha ai. /arbresh.info/

Ministri shqiptar i Mbrojtjes takon drejtuesit e NATO-s në B...
Një milion evropianë i kërkojnë BE-së të pezullojë marrëvesh...
Nga nesër nis aplikimi i subvencioneve në faturat e rrymës p...
Laporta i ashpër me gjyqtarët: Turp, e papranueshme dhe e pa...
Dalin pensionet e moshës dhe ato kontribuuese
Luajti i gjakosur deri në fund të takimit me Atleticon, Ferm...