Gjilani eliminohet nga Liepaja, përshëndetet nga garat evropiane

18:12 | 14 Korrik 2022
KRG

Gjilani është eliminuar në raundin e parë kualifikues të Conference Leagues.

Ekipi kosovar u mposht 3:1 nga ekipi letonez, Liepaja në udhëtim, duke përfunduar aventurën evropiane këtë vit.

Ndeshja e zhvilluar në Prishtinë përfundoi me fitore të Gjilanit 1:0, por ishte e pamjaftueshme, pasi në Letoni, Liepaja fitoi me dy gola epërsi.

Pjesa e parë u mbyll ashtu edhe siç nisi, pa gola të shënuar.

Me të filluar pjesa e dytë, nisën edhe golat.

Ishte Karasauskas i cili realizoi nga penalltia në minutën e 49-të të ndeshjes.

Por, kundërpërgjigjja e gjilanasve ishte e menjëhershme.

Krasniqi realizoi dy minuta më pas për 1:1 dhe rezultatin e përgjithshëm 2:1 për ekipin kosovar.

Në minutën e 64-të, Belakovic riktheu epërsinë e vendasve dhe barazoi rezultatin e përgjithshëm në të dy ndeshjet.

Në minutën e 88-të, Gjilani mori goditjen e tretë dhe fatalen në këtë takim.

Dodo realizoi nga penalltia, e që doli gol i kualifikimit në raundin e dytë.

Në raundin e dytë kualifikues, Liepaja do të përballet me ekipin e njohur zviceran, Young Boys.

Shpërndaje në rrjete sociale