Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se deri në fund të këtij viti do të përfundoj koncept-dokumenti për zhvillimin e procesit të vettingut në këtë ministri dhe agjencitë e saj.
Ai tha se MPB-ja tashmë ka themeluar grupin punues për hartimin fillestar të koncept-dokumentit dhe grupi, sipas tij, është duke punuar në këtë drejtim.
“Ky koncept-dokument do ta analizojë gjendjen aktual, do të përcaktojë objektivat që synohen të arrihen përmes vettingut në MPB dhe agjencitë vartëse të saj dhe të ofrojë opsione që mund të ndiqen më pas për të zhvilluar një proces të tillë”, është shprehur Sveçla.
Sveçla tha se grupi është duke punuar me intensitet të lartë teksa u shpreh se shpreson që ky koncept-dokument të përfundojë më herët se fundi i vitit./arbresh.info/
Moldavia dënon tre persona për planifikim të trazirave pas t...
James Rodriguez transferohet në MLS
E shtune pranverore me temperatura deri në 12 gradë Celsius
Spiropali: Integrimi Europian i Shqipërisë, interes strategj...
Alba kërkon të mbulohet në “Big Brother”
Për aknet hormonale, provoni këtë çaj