Sot pritet të fillojë turneu memorial “Avni Hyseni 2022” që do të zgjasë tri ditë, nga sot deri të dielën, teksa do të zhvillohet në Palestrën e Sporteve “Karagaçi” në Pejë.
Pas dy viteve mos-organizim shkaku i pandemisë COVID-19, Pejës, Kosovës dhe gjithë shqiptarëve i rikthehet turneu memorial në futsall “Avni Hyseni”.
Ky turne zhvillohet për nder të veprës patriotike dhe sportive të ish-luftëtarit dhe ish-nënkryetarit të FC Besa Futsal, Avni Hyseni.
Organizimi i këtij turneu bëhet nga vëllai të ndjerit, Avni Hyseni, Adnani, i cili gjithashtu është një luftëtar i njohur, kontribuues shumë vjeçar i sportit, si dhe një humanist i madh tash e disa vite. /arbresh.info/
Orari i ndeshjeve të ditës së sotme:
19:00 KF Besa Sllupçan – Dardanët
19:40 FC Liqeni – FSK
20:20 FC Drenica – Alfa – 1
21:00 FC Peja – FC Trepça

Aksident i rëndë trafiku në Lipjan, katër persona të lënduar
Palestinezët votojnë sot në zgjedhjet e para që nga lufta në...
Deputetja britanike reagon pas dënimeve për Banjskën: Radha ...
Mbappe rrezikon të humbasë Kupën e Botës?
Në prag të sezonit turistik, Rama ndan pamjet: Pastrim masiv...
Pakistani përgatitet për bisedime paqeje ShBA-Iran