Komisioni Evropian njoftoi se nesër, kryetarja Ursula von der Leyen do të takohet me “presidentin e Maqedonisë së Veriut” Stevo Pendarovski dhe do t’i drejtohet “parlamentit të Maqedonisë së Veriut”, pas së cilës nuk shkoi shumë kohë dhe e larguan postimin nga Twitter për ta zëvendësuar me një njoftim të ri.
Ajo që nxiti replika dhe komuntuesit e kishin vërejtur, ishte përmendja e presidentit të vendit dhe kuvendit, në thonjëza.
Veprim ky i cili nuk ka ndodhur ndonjëherë tjetër në asnjë postim të KE-së.
Në një njoftim të ri të KE-së në Twitter, thuhet se Von der Leyen do të takohet me Presidentin dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut dhe se do t’i drejtohet Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, pra postimi u korrigjua dhe thonjëzuat u larguan.
Von der Leyen nesër në orën 13:00 do të mbajë fjalim në Kuvendin e Maqedonisë.

KE-së iu deshën rreth 30 minuta për të hequr postimin nga rrjeti social Twitter deri në zëvendësimin e tij më një postim të ri. /Telegrafi/
Zelensky: Ukraina nuk po e humbet luftën, ne kemi çliruar mj...
Malisheva dhe Dukagjini ndahen në paqe
Rama: Konkursi i Gjuhës Shqipe, fije e artë që lidh fillesat...
Osmani flet në telefon me presidentin e Finaldës: Diskutuam ...
Rivarroset dëshmori Agron Gjocaj, Haradinaj: Kujtimi për të ...
Koloneli amerikan, Wojcik: Anëtarësimi i Kosovës në NATO, nd...