E konfirmon Llapi: Tifozët e Buducnostit nuk udhëtojnë në Prishtinë

20:22 | 13 Korrik 2022
KRG

Tifozët e Buducnostit nuk do të udhëtojnë në Prishtinë për ndeshjen e nesërme ndaj Llapit në Conference League, ashtu siç raportoi para pak minutash GazetaBlic Sport.

Klubi i Llapit para pak çasteve e ka konfirmuar një gjë të tillë – duke shtuar se biletat në sektorin e jugut do të dalin në shitje për tifozët shqiptarë.

Njoftimi i klubit:

“Të dashur tifozë,

Ju njoftojmë se përshkak të mos pjesëmarrjes së tifozëve të ekipit mysafir, do të ketë në shitje edhe bileta për Sektorin e Jugut, të cilat kushtojnë vetëm 1 Euro.

Për lokacionin e shitjes së tyre do njoftoheni me kohë.

Poashtu ju njoftojmë se bileta në dispozicion për shitje kanë mbetur vetëm në Veri, një sasi e tyre dhe tashmë në Jug do jenë 2600 bileta në dispozicion”, njofton KF Llapi.

Shpërndaje në rrjete sociale