Policia e Kosovës apelon te qytetarët që të raportojnë dhunën në familje. Familja është gjëja më e rëndësishme në jetë, ajo është e shenjtë dhe e pazëvendësueshme. Familja fillon aty ku fillon jeta, andaj duaje dhe mbroje atë. Së bashku mund t’ia dalim, nëse i themi ‘stop’ dhunës në familje! Dhuna në familje e shkatërron familjen dhe të ardhmen e shoqërisë!, thuhet në apel.
Mes tjarash policia ka potencuar se, pasojat nga dhuna në familje mund të jenë me dëmtime fizike dhe psikike, familjet shkatërrohen, fëmijët marrin një shembull jo të mirë, banorët e komunitetit ndihen të pasigurt. Dhuna në familje ndikon te të gjithë. Për t’i parandaluar rastet e dhunës në familje, Policia e Kosovës, kërkon bashkëpunim me të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.
Policia u bën apel të gjithëve që t’i raportojnë rastet e dhunës në familje në:
– 092 nga tefonia fixe
– 192 nga vala
– 922 nga ipko
– 080019999
– aplikacionit digjital ‘Lajmëro Policin’. /arbresh.info/

LDK për ekspozitën e Gashit: Skandaloze, i rëndë fakti që u ...
Bebe Rexha tërheq vëmendjen me fustanin e ngushtë
SHBA ka lëshuar mbi 850 raketa Tomahawk në Iran
Tragjedi në Gjermani, vdes 13-vjeçari pasi u sulmua me thikë...
Plagosje me thikë në Vlorë, qëllohet dy herë 33-vjeçari në a...
3,500 marinarë dhe marinsa amerikanë mbërrijnë në Lindjen e ...