Një autokolonë që mban trupin e ish-kryeministrit japonez Shinzo Abe ka mbërritur në shtëpinë e tij në Tokio.
Abe u qëllua për vdekje derisa po fliste në një aktivitet të fushatës politike të premten në mëngjes në qytetin jugor të Nara-s.
Policia që po heton atenatin ka thënë se i dyshuari kishte inat ndaj një “organizate specifike”.
Sulmuesi i dyshuar, i quajtur Tetsuya Yamagami, 41 vjeç, besonte se Abe ishte pjesë e kësaj organizate, thanë ata.
Yamagami ka pranuar se e ka qëlluar atë me një armë të bërë vetë, sipas policisë.
Derisa një makinë që po bartte trupin e Abe-s mbërriti në rezidencën e tij në Tokio, anëtarët e Partisë së tij Liberale Demokratike në pushtet, të veshur me të zeza, u rreshtuan për të bërë nderimet e tyre.
Kryeministri aktual Fumio Kishida pritet ta vizitojë këtë pasdite.
Sipas raporteve të mediave lokale, një vigjilje nate do të mbahet të hënën dhe varrimi i Abe-s do të bëhet të martën. /Telegrafi/
“Je ëndrra e çdo vajze”, media greke shkruan për politikanin...
Rrëzohet aeroplani në aeroportin e Australisë, dy të vdekur
Vrasja e shqiptarit në Greqi, 44-vjeçari u gjet me plumb në ...
Mbetje mortore në Krushë të Vogël, Komisioni për Persona të ...
Në një foto me mitraloz dhe bomba, Trump mesazh Iranit: Regj...
Deklarata e fortë e Vuçiq: Më thonë se mamaja ime ka tradhët...